40 bukuroshe nga e gjitha bota sfilojnë në shëtitoren e Sarandës

18 Shtator 2021 | 12:43

40 konkurrente nga e gjithë bota erdhën në Shqipëri në kuadër të konkursit ndërkombëtar “Miss Summer World 2021″.

Ditët e fundit ato ishin në jug të vendit në një tur promovimi për vendin tonë në fushën e turizmit. Në Sarandë u mundësua edhe një sfilatë bukurie në shëtitoren buze detit Jon.

“Gara botërore, e cila ka filluar dhjetë ditë më parë në Shqipëri është duke kaluar në një tur në qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë dhe nuk mund të linim mënjanë kryeqendrën e turizmit, Sarandën, një qytet magjik dhe mikpritës sigurisht. Vlerat e trashëgimisë kulturore jemi përpjekur t’i sjellim nëpërmjet ambasadorëve të bukurisë në botë”, tha producentja Albana Çakshiri.

Vajzat që mbajnë kurorën e më të bukurës nga disa shtete të botës vlerësuan Shqipërinë si një vend i tërheqës dhe mikpritës.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026

Alarmi shëndetësor i studimit: Fibroza e mëlçisë prek në heshtje mijëra evropianë

Rreth një në 60 të rritur mbi moshën 40 vjeç mund të kenë fibrozë të mëlçisë të padiagnostikuar, sipas një studimi të ri evropian të...
08:21 | 21/04/2026