Liderët e shteteve të Mesdheut zotohen për bashkëpunim mbi çështjet klimatike
Liderët e shteteve të Mesdheut u zotuan të premten se do të rrisin bashkëpunimin mbi çështje që i përkasin ndryshimeve klimatike gjatë një takimi mbajtur në Athinë pas zjarreve shkatërrimtare në disa zona të Europës jugore.
Ata shprehën bindjen e tyre të plotë se “nevojitet një plan aksioni urgjent dhe ambicioz në shkallë kombëtare, rajonale dhe vendore”, sipas deklaratës së përbashkët publikuar menjëherë pas takimit.
“Është absolutisht lëvizja e duhur në momentin e duhur sepse të gjithë e shohim që ndryshimet klimatike po ndikojnë thellë rajonin e Mesdheut”, tha Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen.
Në takim mori pjesë Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri italian Mario Draghi, Kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, si dhe liderë e përfaqësues të lartë nga Malta, Greqia, Qipro, Sllovenia, Kroacia dhe Portugalia.
Ata ritheksuan angazhimin e tyre në objektivat e parashtruara në Marrëveshjen e Parisit dhe bënë thirrje për integrim më të thellë të politikave klimatike në mbarë Europën si dhe bashkëpunim më të ngushtë me mekanizmin e BE për përgjigjen ndaj katastrofave natyrore.
Rajoni u përfshi nga zjarre masive si pasojë e valës së të nxehtit gjatë muajve të verës. Ndër shtetet më të prekura ishte Greqia, me qindra vatra të regjistruara, dhe me mijëra kilometra katrorë pyje të djegura, veçanërisht në ishullin Evia dhe zonat jugore të vendit.
Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis është shprehur se rritja e temperaturave në rang global ka qenë shkaku kryesor i zjarreve dhe krijoi një ministri të re për ndryshimet klimatike si pjesë e premtimit për ta bërë klimën një prej prioriteteve të qeverisë.
Bisedimet u përqendruan gjithashtu rreth krizës në Afganistan dhe emigracionin me Greqinë, Italinë, Spanjën dhe Maltën, si një prej rrugëve kryesore që trafikantët përdorin për të kaluar njerëzit drejt Bashkimit Europian.
E shqetësuar nga ngjarjet e fundit në Afganistan, Greqia ka bërë të qartë se do të shtrëngojë qëndrimin ndaj emigrantëve.
Autoritetet greke ndaluan protestat dhe grumbullimet në Athinë për takimin një ditor të liderëve.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur