Premier League, ndalet Manchester City, Liverpool merr kryesimin
Liverpool mori sot kryesimin e kampionatit anglez duke përfituar nga ndalesa e Manchester City-it.
Të kuqtë e Jurgen Klopp fituan 3-0 ndaj Crystal Palace, ndërsa skuadra e Pep Guardiolës u ndal 0-0 nga Southampton.
Në Anfield, Mane, Salah dhe Keita vulosën suksesin e radhës për Liverpoolin që shkon në kuotën e 13 pikëve në 5 javë Premier League. Për afrikanin Mane, pasditja e sotme shënoi golin e 100-të me fanellën e Liverpoolit.
Ndërkohë në sfidën tjetër kundër Southamptonit, më shumë se rezultati zhgënjeu fakti se City nuk goditi asnjëherë kuadratin e portës deri në minutën e 90-të.
Për Southamptonin u dha një penallti kur Kyle Walker rrëzoi Adam Armstrongun në zonë. Por vendimi u kthye pas konsultimit me videoasistencën. Ngjashëm u anulua edhe goli i realizuar në fund nga City pasi rezultoi pozicion jashtë loje.
Prej minutës së 68-të në fushë u pa dhe sulmuesi i kombëtares Armando Broja.
Me barazimin 0-0 City humbi mundësinë për të mbajtur ritmin e kreut, ndërsa Southampton regjistroi kështu barazimin e katërt radhazi.
Nga ndeshjet e tjera, Arsenali fitoi 1-0 ndaj Burnley, Watford 3-1 ndaj Norwich dhe Brentford 2-0 ndaj Wolves.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë