Cilat janë degët e Universitetit të Tiranës që rrezikojnë të mbyllen?
Programet e mësuesisë në kimi, fizikë, filozofi dhe histori këtë vit kanë rënie të regjistrimeve deri në 20%, për shkak të kushtit të notës mesatare 7.5 dhe 7.
“Mekanizmi që një maturant i mirë do jetë një mësues i mirë, dhe që të jetë i mirë duhet të ketë një notë mesatare më të lartë se të tjerët, ka bërë që të bjerë numri i atyre që aplikojnë. Kjo nota mesatare është dhe subjektive, gjithsesi penalizon në numrin e studentëve që pranohen,” – tha rektori i Universitetit të Tiranës Artan Hoxha.
Në Universitetin e Tiranës këtë vit gjuha ruse dhe greke rrezikojnë të mbyllen si programe studimi. Në fazën e parë të regjistrimeve nuk ka pasur asnjë student në gjuhën greke, ndërsa gjuha ruse ka pasur vetëm një regjistrim.
“Ndoshta është një komunikim jo i mirë i stafit akademik për mundësitë që kanë këta student, që nuk duhet të paguajnë, por marrin edhe mbështetje nga institucione të vendeve të tjera,” – deklaroi Hoxha.
Degët më me shumë regjistrime se viti i kaluar rezultojnë se janë:
- Financa
- Drejtësia
- Informatika ekonomike
- Administrim biznesi
- Informatika
- Teknologjia e informacioni – rreth 500 më shumë
LEXONI GJITHASHTU:
- Dita e fundit e aplikimit në universitet, 21.000 mijë maturantë kanë mbyllur aplikimin
- Regjistrimi në universitete nis më 2 shtator
- Vlerësohet akademiku Ali Jashari, Universiteti Korçës i jep medalje profesionalizmi e përkushtimi
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës