Vaksinimi nëpër universitete vijon edhe gjatë muajit tetor
Vaksinimi në universitetet publike dhe jopublike në vend për të gjithë studentët dhe pedagogët do të vijojë gjatë gjithë shtatorit, por edhe në tetor, njoftoi sot ministrja e Shëndetësisë, Manastriliu.
“Duhet që brenda datës 11 tetor kur është dhe fillimi i vitit akademik të kemi një përqindje të lartë të studentëve të cilët vaksinohen dhe që do të jenë në auditore”, tha sot ministrja Manastirliu.
Krahas pikave të vaksinimit dhe qendrave shëndetësore, vaksinimi po vijon në çdo universitet të vendit.
Ministrja e Shëndetësisë njoftoi se 66% e pedagogëve, mësuesve dhe edukatorëve janë vaksinuar deri më tani me dy doza.
Ditën e sotme në vend do të mbërrijnë edhe 30 mijë doza PFizer, bëri me dije ministrja Manastirliu, ndërsa shtoi se deri në fund të këtij viti pritet të mbërrijnë në vend mbi 500 mijë doza të vaksinës Pfizer.
Për pasaportën e vaksinimit anti-COVID e cila njihet tashmë nga Bashkimi Evropian, znj. Manastirliu theksoi se është e vlefshme për të gjitha vendet evropiane dhe mund të merret përmes aplikimit të e-Albania.
Prej fillimit procesit të vaksinimit në vend, janë injektuar në total 1,649,884 doza vaksinash. Numri i vaksinave anti-COVID që kanë mbërritur deri më tani në vendin tonë është 2,013,720.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur