A pritet që Kosova të aplikojë masa të tjera ndaj Serbisë? Përgjigjet Haki Abazi
Kryetari i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit në Kosovë, Haki Abazi tha se Kosovës nuk i ka mbetur asgjë tjetër përveçse të përdorë instrumentin e reciprocitetit me Serbinë.
Ai u shpreh për Euronews Albania se kjo e fundit nuk ka respektuar asnjë prej marrëveshjeve të nënshkruara ndërmjet palëve.
Sipas tij, veprimi për të mos njohur targat e Serbisë nuk është dëshirë e Kosovës, por veprimet e njëanshme të aplikuar nga Serbia kanë çuar në aksione të tilla.
“Ka kaluar afati i marrëveshjes dhe sigurisht që nuk është respektuar në asnjë moment nga Serbia, ndërsa Kosovës nuk i ka mbetur gjë tjetër vetëm se të veprojë në formë e njëjtë që Serbia bën. Kjo është në nivelin e barazisë dhe reciprocitetit, sepse Serbia nuk ka lejuar të njihen targat e Kosovës në Serbi”, tha ai.
Ai theksoi e Kosova nuk do të lejojë çështjen e barazisë në interpretimin e Serbisë, por do të përgjigjet me të njëjtën monedhë.
“Kemi një qeveri të re në Kosovë, nuk kemi asnjë hipotekë ndaj Serbisë dhe nivelin e barazisë nuk do ta lëmë në çështje të interpretimit të Serbisë. Është nivel reciprociteti dhe është premtuar nga Kosova dhe aplikohet jo për qejfin tonë, por pikërisht për të realizuar barazinë dhe reciprocitetin”, shtoi Abazi.
I pyetur nëse janë informuar faktorët ndërkombëtarë për këtë masë reciprociteti, z. Abazi tha se Kosova ka bërë raporte të rregullat dhe i ka vënë ato në dijeni për mosrespektimin e marrëveshjeve nga ana e Serbisë.
“Sigurisht, këto janë pjesë të raporteve të rregullta. Janë në dijeni të plotë për mungesën e zbatimit të marrëveshjeve nga ana e Serbisë. Serbia duhet të jetë përgjegjëse për mosrealizimin e marrëveshjeve”, tha Abazi.
Gazetarja Esmeralda Mulaj këmbënguli në pyetjen e saj, kur pyeti z. Abazi nëse Kosova do aplikojë masa të tjera apo jo, ndërsa z. Abazi dha këtë përgjigje:
“Sigurisht, që reciprociteti nuk është fjalë, por do ketë veprime konkrete në terren. Koha kur janë bërë zotime dhe ligje, të cilat kanë mbetur në letër ka përfunduar. Ne duhet ta marrim seriozisht shtetin tonë, përndryshe nuk do na marrë askush seriozisht”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë