COVID-19 në SHBA, Donald Trump sugjeron përdorimin e maskave, vetë refuzon ta mbajë

4 Prill 2020 | 11:21

Qeveria në Shtetet e Bashkuara po u rekomandon amerikanëve që të mbajnë maska për të penguar përhapjen e coronavirusit. Ka qenë vetë shefi i Shtëpisë së Bardhë, Donald Trump, që ka komunikuar sugjerimin, i cili ka deklaruar se vetë nuk do të mbajë një të tillë dhe se për qytetarët ky është një veprim me zgjedhje.

Në komunikimin ditor me gazetarët, Donald Trump theksoi se rekomandimet e reja nuk duhet të shihen si një zëvendësim i masave tradicionale, të konsideruara jetike për të ngadalësuar fluksin e COVID-19, që deri tani vetëm në New York ka marrë më shumë jetë se sulmet e 11 shtatorit 2001.

“Maskat do të jenë diçka vullnetare. Mund ta vini, ose jo. Unë nuk do ta vendos, por disa njerëz mund të duan ta bëjnë këtë dhe nuk ka asnjë problem”, deklaroi Trump.

Vendimi për të promovuar përdorimin e maskave vjen në një kohë kur guvernatorët e shteteve dhe spitalet ankohen për mungesë pajisjesh mjekësore. Gjithashtu, ai vjen teksa ekspertët kanë vënë në dyshim vendimin e administratës për të mos udhëzuar përdorimin masiv të tyre, ndryshe nga vende të tjera të prekura nga virusi.

Trump tha se qendrat amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve nuk e rekomandojnë një gjë të tillë dhe shtoi se amerikanët mund të prodhojnë vetë maska në shtëpitë e tyre.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026