Mbi 100 të arrestuar në Spanjë për pastrim parash, drogë dhe armë
Policia spanjolle dhe ajo italiane njoftuan të hënën shkatërrimin e një grupi kriminal, aktiv në pastrimin e parave për llogari të organizatave mafioze italiane, duke arrestuar 106 persona.
Sipas njoftimit të autoriteteve iberike, grupi kishte arritur të siguronte miliona euro përmes skemave të mashtrimit online.
Shumica e të arrestuarve janë shtetas italian dhe pjesa dërrmuese e tyre u arrestuan në ishullin spanjoll Tenerife, bëri të ditur Europol në një deklaratë.
Sipas burimeve, të dyshuarit mashtronin viktimat, gjithashtu shtetas italianë, duke i shtyrë të dërgonin shuma të mëdha parash në banka spanjolle të kontrolluara prej tyre.
Më pas, paratë pastroheshin përmes blerjeve me kripto-valutë, ose investoheshin në aktivitete të tjera kriminale si trafik droge, armësh dhe prostitucion.
Vetëm vitin e kaluar, grupi kriminal kishte fituar 10 milionë euro nga aktivitetet e tij të paligjshme.
Anëtarë të organizatës, që shpesh herë përdornin dhunën për të frikësuar viktimat dhe për t’u zhvatur para bizneseve dhe njerëzve, kishin depërtuar në sektorë të ndryshëm të shoqërisë spanjolle, përfshirë atë bankar dhe në studio ligjore.
Gjatë operacionit, policia spanjolle dhe ajo italiane ngrinë 118 llogari bankare dhe sekuestruan 224 karta krediti, si dhe një plantacion marijuane.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut