Gjykata Evropiane shpall Rusinë ‘fajtore’ për vrasjen e ish-spiunit Aleksander Litivinenko
Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut vendosi sot ta konsiderojë Rusinë përgjegjëse për vrasjen e ish-spiunit Alexander Litvinenko.
Litvinenko vdiq më 23 nëntor 2006, rreth dy javë pasi qe shtruar në spital me simptoma të rënda helmimi. Ai konsiderohet viktima e parë e shkaktuar nga sindroma e radiacionit prej agjentit kimik “polonium-210”.
Ish-spiuni i KGB-së pësojë një vdekje të gjatë në agoni, pasi u helmua në një hotel në Londër me këtë izotop të rrallë radioaktiv.
43-vjeçari punoi për Shërbimet Federale të Sigurisë (FSB), që ishte agjencia pasardhëse e KGB-së ruse, para se të arratisej për në Mbretërinë e Bashkuar, ku ai u punësua nga inteligjenca britanike, MI6.
Në deklaratën e ndarë në shtyp nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut thuhet përveç të tjerash se: “Prej kohësh, Vladimir Putin dyshohet ta ketë urdhëruar personalisht vrasjen e tij edhe pse kjo është mohuar nga Kremlin.
Litvinenko vdiq 3 javë pasi piu çajin jeshil të kontaminuar me helmin radioaktiv në Hotelin Millennium në Londër.
Para se të vdiste, Litvinenko tha: “Mund t’ia dilni të heshtni një burrë por piskama e protestave nga e gjithë bota, Z. Putin, do të jehojë në veshët tuaj për pjesën e mbetur të jetës.”
E veja e tij, Maria Litivinenko, ka akuzuar Kremlinin për vrasjen e të shoqit edhe pse jo Putin-in personalisht.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.