Agjencia për Mediat ‘ministri propagande, zyrë përgjimi për qytetarët’, paralajmëron gazetari
Gazetari investigativ Gjergj Erebara paralajmëroi kundër agjencisë së re për mediat të krijuar së fundmi nga qeveria Rama 3 duke e quajtur atë një ministri propagande dhe përgjimi.
Erebara shtoi se qeveria po e mbron këtë agjenci të krijuar përmes një gjuhe Oruelliane duke thënë se ajo nuk do të ndryshojë asgjë, por që sipas gazetarit qëllimet janë të fshehura.
“Është një ministri propagande dhe zyrë përgjimi për qytetarët. Ka dy aspekte, njëra për media dhe informim dhe tjetra agjencia merr përsipër të përgjojë mjetet e komunikimit dhe të evidentojë çfarë mendimi kanë qytetarët për qeverinë. Do kemi një zyrë shteti që paguhet nga taksat tona… për të evidentuar nëse bëjmë komente pozitive apo negative ndaj qeverisë dhe kryeministrit,” deklaroi në një intervistë për Euronews Albania, Erebara.
“Neve kemi një histori në Shqipëri që është historia e nëpunësit të Pallatit të Ëndrrave dhe kjo s’do të jetë asgjë më shumë se sa një nëpunës i Pallatit të Ëndrrave, por në aspektin qesharak. Kadare e bëri atë libër për efekt të sigurimit të shtetit, që të përgjonte ëndrrat e qytetarëve dhe të vazhdonte me persekutime dhe burgime. Tani kemi variantin qesharak që të kemi një zyrë të na tregojë nëse e shamë qeverinë apo jo,” u shpreh gazetari i Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative, BIRN.
Qeveria vendosi në fundjavë ngritjen e Agjencisë për Media dhe Informim me funksion kryesor “informimin e publikut mbi aktivitetet e gjithë qeverisë”.
Agjencia do të koordinojë aktivitetin e zyrave të shtypit të ministrive dhe raportet e tyre me median. Ajo mund të vëzhgojë mediat dhe rrjetet sociale si dhe mund të përpilojë sondazhe për çështje me interes publik.
Në krye të Agjencisë parashikohet të vendoset zëdhënësi i qeverisë, statusi i të cilit sipas VKM-së, “barazohet me atë të një ministri të Shtetit”.
Për të komunikuar direkt me publikun qeveria ka shfrytëzuar deri më sot kanalin personal të Kryeministrit në Facebook, ERTV, Agjencinë Telegrafike Shqiptare, si dhe Radio-Televizionin publik.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta