Mes portreteve të turistëve, piktori braktis RMV për jetuar e punuar në Sarandë
Piktori Rifat Çeliku vendosi të lërë Maqedoninë e Veriut për të punuar gjatë verës në Sarandë.
Kjo sipas tij është një mënyrë për të ushtruar pasionin dhe profesionin e tij mes qytetarëve dhe pushuesve.
“Arti më pranë njerëzve,” – thotë Çeliku, “të mban gjallë”.
Çdo mbrëmje ai përgatit me kujdes dhe më pas u dorëzon portrete turistëve që ndalojnë me kërshëri para telajos. Një vajzë nga Serbia mori për dhuratë një pikturë të tillë.
“Këtu po më pëlqen shumë. Jemi disa ditë në Sarandë. Disa miqtë e mi vendosën të ma bëjnë dhuratë këtë portret,” – u shpreh ajo.
“Më parë kam punuar me turistë të jashtëm perëndimor, por tani kur e merr një shqiptar një portret ndjej kënaqësi se kjo është një pjesë e bukur e artit,” – tha Rifat Çeliku.
Shëtitorja e Sarandës është një mundësi punësimi për piktorin maqedonas dhe nuk janë të pakta vlerësimet që ai ka marrë.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje