Xi Jinping: Ndalohet financimi i projekteve të qymyrit jashtë shtetit
Presidenti i Kinës, Xi Jinping, njoftoi gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, se Kina do të ndalojë financimin e projekteve të qymyrit jashtë shtetit. Ky vendim është marrë në përpjekje për të zvogëluar emetimet e karbonit dhe për të luftuar ndryshimet klimatike.
Xi Jinping u zotua të përshpejtojë përpjekjet që Kina, emetuesi më i madh në botë, të bëhet neutral ndaj karbonit deri në vitin 2060.
“Kina do të përpiqet të arrijë kulmin e emetimeve të dioksidit të karbonit para vitit 2030 dhe do të arrijë të bëhet neutral ndaj karbonit deri në vitin 2060. Kjo kërkon punë të jashtëzakonshme, dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje për të përmbushur këto qëllime. Kina do të rrisë mbështetjen për vendet e tjera në zhvillimin e energjisë së gjelbër dhe të ulët të karbonit dhe nuk do të ndërtojë projekte të reja të energjisë me qymyr jashtë vendit.” – njoftoi Xi Jinping.
Pavarësisht deklaratës, Kina është ende financuesi më i madh i projekteve që përdorin qymyr në vendet në zhvillim si Indonezia, Vietnami dhe Bangladeshi.
Aktivistët e klimës e kanë cilësuar vendimin e presidentit kinez si “ndryshues i vërtetë i lojës” në varësi të kohës kur të hyjë në fuqi.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres tha se ishte “i inkurajuar” nga njoftimet “e rëndësishme” të Kinës lidhur me reduktimin e emetimeve të karbonit, por paralajmëroi se duhet bërë shumë më tepër për luftën ndaj ndryshimeve klimatike.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër