Nikolla viziton Kosovën: Të punojmë bashkë që krimet serbe të njihen botërisht
Shqipëria do të përdorë të gjithë mekanizmat ndërkombëtarë që gjenocidi serb në Kosovë të bëhet i ditur.
Kjo u tha sot nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, gjatë një vizite zyrtare që kreu në Prishtinë.
Gjatë takimit me homologun e saj Glauk Konjufca, Nikolla u pyet se meqenëse Kosova nuk është anëtare në OKB, a mund ta ketë mbështetjen nga Shqipëria që përmes saj të bëhet padi për gjenocid ndaj Serbisë dhe për këtë ajo tha se Shqipëria do të përdorë të gjitha mekanizmat ku bën pjesë që gjenocidi serb të njihet botërisht.
“Shqipëria do të intensifikojë dhe do të përdorë të gjitha organizmat ndërkombëtarë ku ajo bënë pjesë për të bërë të njohur në të gjithë botën, atë që gjenocidi serb ka bërë në Kosovë dhe gjithë krimet e luftës që Serbia ka bërë kundrejt Kosovës,” – deklaroi Nikolla.
Kryetarja e Kuvendit tha se dy vendet duhet të kenë bashkëpunim sa i përket procesit të njohjeve të pavarësisë, apo dhe procesit të liberalizimit të vizave me BE-në.
Edhe Konjufca deklaroi se duhet të ketë bashkëpunim më të madh ndërmjet Kuvendit të Kosovës dhe atij të Shqipërisë.
“Duhet të bashkëpunojmë në të gjitha forumet ndërkombëtare ashtu që të rivitalizojmë procesin e njohjeve të Kosovës dhe të punojmë së bashku me partnerët tanë që të ndalojmë ofensivën diplomatike të Serbisë për tërheqjen e njohjeve. Ashtu sikurse duhet të ndërveprojmë dhe të punojmë më shumë në të gjitha forumet ndërkombëtare që krimet serbe të ribëhen të ditura botërisht dhe opinioni botëror të bindet që Serbia ka kryer gjenocid, krime kundër njerëzimit, krime lufte dhe ka fshehur kriminelë në kërkim për dekada,” – ka thënë Nikolla.
Kryeparlamentarja e Shqipërisë foli edhe për dialogun me Serbinë. Ajo tha se Shqipëria e vlerëson rihapjen e bisedimeve dhe koordinimin me partnerët SHBA e BE.
Kjo është vizita e parë zyrtare e Nikollës si kryetare e Kuvendit. Ajo ka deklaruar se bashkëpunimi me Kosovën do jetë prioritet i punës së saj. Ajo e ka ftuar Konjufcën në një vizitë zyrtare në Shqipëri, teksa pjesë e takimeve që ajo ka zhvilluar kanë qenë edhe me Kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta