Petrit Vasili: PS po synon kapjen përfundimtare të reformës në drejtësi
Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, thotë se miratimi i reformës në drejtësi ka parashikuar që në fillim hapat se si do të vijojë procesi i vetingut, por kjo gjë thotë ai nuk po ndodh duke bërë përgjegjëse politikën për shkelje të Kushtetutës.
Sipas tij, ndryshimet kushtetuese nuk bëhen në mënyrë të njëanshme, por duhet përfshirja e të gjithë aktorëve politikë.
“Kushtetuta është shumë e qartë për afatet dhe pas përfundimit të afateve, këto funksione i kalojnë KLGJ, që në hartimin e reformës në drejtësi ishin marrë të gjitha masat se si vijon reforma ndër vite. Në këtë moment nuk kuptoj dot se pse kjo kushtetutë nuk do të zbatohet mbasi është hartuar në mënyrë konsensuale dhe vijojë të shkelet nga politika. Ndryshimet kushtetuese nuk bëhen në mënyrë të njëanshme”, tha Vasili.
Ai thotë se ideja që Partia Socialiste i ka shtrirë dorën e bashkëpunimit opozitës është e gabuar. Sipas tij, PS-ja synon të ketë nën kontroll procesin e vettingut dhe në këtë pjesë kërkon votat e opozitës.
“Nuk ka një dorë të shtrirë nga PS ndaj opozitës, por ka një hall nga PS, që kërkon të ketë në grusht vettingun. Ky vetting jo në pak raste paraqet nepotizëm politik të rilindjes”, tha Vasili.
Numri dy i LSI-së thotë se reforma në drejtësi duhet analizuar në çdo element të saj, duke shtuar se në shumë pjesë procesi nuk ka pasur efikasitet.
“Nëse nuk u analizojmë pikë për pikë elementët e reformës, të gjithë të tjerat janë kozmetika, që nuk do bëjnë asgjë, por do legjitimojnë kapjen përfundimtare të reformës në drejtësi nga rilindja”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta