Policia shkon të arrestojë Adriatik Llallën, por nuk e gjen në banesë
Policia e Shtetit ka shkuar mbrëmjen e sotme në shtëpinë e ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla për të ekzekutuar urdhrin e SPAK për arrestimin e tij.
Efektivët e policisë kanë hyrë brenda banesës së ish-kryeprokurorit ku kanë qëndruar për disa minuta nga ku kanë dalë duarbosh, pasi Llalla nuk ndodhej aty. Sipas burimeve, ish-kryeprokurori është larguar nga Shqipëria 1 javë më parë.
Pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit për të lënë në fuqi dënimin me 2 vjet burg për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, SPAK ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e këtij vendimi nga policia e shtetit.
“Bazuar në faktin se vendimi i mësipërm i Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar është i formës së prerë, Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ditën e sotme, me datë 22.09.2021 ka nxjerrë urdhrin për ekzekutimin e këtij vendimi penal, duke ngarkuar Policinë e Shtetit për ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftimin e SPAK.
Llalla bëhet i pari ish-zyrtar i lartë i drejtësisë që dënohet me burg. Në vitin 2018 Llalla u përfshi në listën e personave “non grata” nga SHBA. Atij dhe familjarëve të tij iu ndalua udhëtimi për në Shtetet e Bashkuara.
Referuar dosjes hetimore të SPAK, ish-kryeprokurori dyshohet të mos ketë deklaruar pasuri në tre episode.
Më konkretisht ai ka fshehur një shumë prej 7400 dollarë të shpenzuara në SHBA, për lindjen e djalit të tij. Episodi tjetër është një shumë për ndërtimin e një banese, ndërsa episodi i tretë ka të bëjë me disa shpenzime të kryera në Gjermani, për shkollimin e vajzës.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur