Dërgohet në spital nën masa të rrepta sigurie vrasësi i katër policëve, Dritan Dajti
Dritan Dajti, i dënuar me 25 vite burg për vrasjen e katër policëve në Durrës, u dërgua mbrëmjen e së mërkurës në spital në gjendje të rënduar shëndetësore.
I shoqëruar nga punonjës të shumtë të policisë, Dajti është dërguar në spitalin e burgut në mjediset e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza”. Nuk ka informacione të sakta për gjendjen e tij shëndetësore.
Dajti, 50 vjeç, nuk ka gëzuar shëndet të mirë vitet e fundit. Në muajin shkurt ai qe prekur nga COVID-19 dhe u detyrua të shtrohej në spitalin infektiv në QSUT. Ndërsa dy vite më parë iu nënshtrua një operacioni për gurë në veshka.
I konsideruar si person me rrezikshmëri të lartë, Dajti u dënua me 25 vite burg për vrasjet e policëve Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari dhe Kastriot Feskaj. Katër punonjësit e policisë u vranë nga Dajti më 7 gusht 2009 teksa ishin në një operacion për ta arrestuar.
Çështja gjyqësore ndaj tij zgjati plot 10 vite. Në Gjykatën e Shkallës së Parë ai u dënua me burgim të përjetshëm, mirëpo në Shkallën e Dytë ky dënim u kthye në 25 vite burg dhe Apeli më pas, në vitin 2019, e la në fuqi.
Dajti ishte në kërkim në vitin 2009 pasi qe arratisur nga paraburgimi më 17 nëntor 2003 teksa po gjykohej për vrasjen e sipërmarrësit Agim Beqa, vrasje e ndodhur në vitin 1999.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet