Ndryshimet kushtetuese për Vettingun, Balla: Rekomandojnë ndërkombëtarët, PD ende pa vendim
Zgjatja e mandatit të organeve të Vettingut përtej 17 qershorit, kur është edhe afati final i funksionimit të tyre, kërkon bashkëpunim mes PS-së dhe PD-së në Parlament.
Nga Partia Socialiste ka pasur disa herë ftesa për ulje në tryezën e dialogut, ndërsa nga Partia Demokratike ende nuk ka një vendim për këtë çështje.
Në dalje nga seanca plenare, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi e evitoi përgjigjen për këtë çështje, duke theksuar se për momentin janë të tjera probleme si primare.
“Në një parlament ku në shkelje flagrante të rregullores së Kuvendit synohet t’i iket syve të publikut, t’i shmangesh transparencës dhe t’i mbyllësh gojën opozitës, pa diskutim që nuk mund të flitet për bashkëpunim, qoftë ky edhe institucional,” – u shpreh ai.
Nga ana tjetër, kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, i cilësoi ndryshimet kushtetuese të rëndësishme në mënyrë që të mos pengohet procesi i Vettingut.
“Ka qenë një rekomandim i atyre që monitorojnë Reformën në Drejtësi, partnerët e Shqipërisë, EURALIUS dhe OPDAT. Të mos harrojmë që ka pasur dhe një vlerësim nga Komisioni i Venecias për nevojën e barazisë në një proces për të gjithë magjistratët. Është rekomanduar që ashtu siç janë vetuar magjistratët e parë të kalojnë dhe magjistratët e mbetur,” – tha Balla.
Procesi i Vettingut do të jetë testi i parë nëse do të ketë bashkëpunim parlamentar mes Partisë Demokratike dhe asaj Socialiste.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta