Ministrja Balluku merr pjesë në forumin e energjisë dhe klimës P-TECC në Varshavë
Shqipëria ka marrë pjesë në takimin për bashkëpunimin strategjik mes vendeve evropiane dhe SHBA rreth masave që duhen marrë në energjitikë për reduktimin e pasojave të ndryshimeve klimaterike.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, paraqiti përballë vendeve pjesëmarrëse strategjinë e Shqipërisë në sektorin e energjitikës ku vitet e fundit po bëhen përpjekje serioze për rritjen e sigurisë dhe diversifikimin e sektorit – aktualisht mbi 95% e prodhimit të energjisë në Shqipëri vjen nga shfrytëzimi i burimeve të ujit.
Ndër projektet kryesore të Shqipërisë për diversifikimin e sektorit mbeten ndërtimet e parqeve fotovoltaike të prodhimit të energjisë përmes shfrytëzimit të dritës së diellit. Ndërsa në sigurinë po investohet në rinovimin e linjave dhe infrastrukturës së transmetimit.
Ministeriali i Bashkëpunimit Transatlantik për Energjinë dhe Klimën (P-TEEC) u zhvillua këtë vit në një takim dyditor në Poloni nën kujdesin e Departamentit Amerikan të Energjisë.
Nisma P-TECC u krijua si një mundësi për rritjen e bashkëpunimit midis SHBA dhe vendeve të Evropës Lindore dhe Qendrore për sigurinë e energjisë dhe kalimin në ekonomi të pastra, neutrale ndaj karbonit.
Takimi i këtij viti kishte në fokus bashkëpunimin strategjik mes vendeve lidhur me masat e menjëhershme dhe afatgjata që duhen ndërmarrë për reduktimin e dëmit, që shkakton ndryshimi klimaterik, ku një faktor i rëndësishëm janë edhe një pjesë e konsiderueshme e mënyrave të prodhimit të energjisë.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta