Ndryshon situata në tregje, vendosen tunele dezinfektimi dhe shtohen forcat e policisë
Pas kaosit të krijuar fundjavën e shkuar në disa tregje të kryeqytetit, bashkia ka marrë masa për normalizimin e situatës duke vendosur tunele dezinfektimi, në hyrje të tregjeve. Përveç vendosjes së këtyre pajisjeve, është rritur edhe numri i efektivëve në terren.
Kryeinspektor i Policisë Bashkiake, Ermal Kapllanaj shprehet se masat jaën marrë në 12 tregje.
“Ne po mbulojmë edhe 12 tregje n të tjera më shërbim. Gjithashtu kemi edhe 50 meraket ku mbajmë distancën e sigurisë”, u shpreh ai.
Po ashtu tregu i Kombinatit, njëri prej më problematikëve, është ndarë në dy pjesë.
“Tregu është rikonceptuar. Pjesa e tregtarëve ambulantë që kanë qenë në brendësi të tregut kanë dalë në sheshin “Garibaldi”. Në pjesën këtu është vendosur tuneli i dezinfektimit. Kemi vendosur edhe rrathët, që shërbejnë për të ruajtur distancën e sigurisë dhe këto duhet të përdoren nga njerëzit. Në të gjithë tregun janë vendosur rrathë të tillë”, tha ai.
Por megjithëse në hyrje të tregut është vendosur rregulli, pak metra më tej në një bankë të nivelit te dytë distanca nuk respektohet. E njëjta situatë është edhe tek zyrat e ADISA në njësinë bashkiake të Kombinatit. Po ashtu edhe në rrugët e Kombiantit, sot dukej sikur të ishte një ditë e zakonshme.
Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, takohet me kryeministrin Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5
- 16:53 Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
- 16:48 Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut hedh poshtë planin e armëpushimit Liban-Izrael: Negociatat janë të turpshme