‘Mbledhja e dy qeverive në nëntor’, Kurti: Të rrisim bashkëpunimin për mirëqenien e shqiptarëve
“Duhet të rrisim bashkëpunimin për drejtësi, barazi, zhvillim dhe mirëqenien për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në të gjithë rajonin”. Kështu u shpreh kryeministri Albin Kurti në konferencën e përbashkët me kryeministrin Edi Rama.
Ai theksoi se dy qeveritë kanë mundësi dhe potencial për të realizuar projektet që priten nga qytetarët e dy vendeve.
Kurti shtoi se duhet të ketë një bashkëpunim të ngushtë edhe në tregun e mallrave.
“Biseduam për të gjithë fushat e qeverisjes sonë dhe në veçanti u zotuam që e shohim tejet të rëndësishëm koordinim dhe sinkronizimin gjithandej. Biseduam edhe për avancimin e marrëveshjeve ekzistuese”, u shpreh Kurti.
Ai tregoi se mbledhja e ardhshme e dy qeverive pritet të zhvillohet në gjysmën e dytë të muajit nëntor.
“Gjithashtu u dakorduam që të kemi një sekretariat koordinues për marrëdhëniet tona bilaterale që do të udhëhiqet nga Gentian Sala”, përfundoi ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut