Bllokimi i shqiptarëve në kufi, avokati kritika qeverisë: Emigrantët u braktisën, u lanë në zonën neutrale

7 Prill 2020 | 07:41

Çështja e emigrantëve shqiptarë që ka qëndruar prej ditësh në zonën neutrale mes Shqipërisë dhe Greqisë kanë nxitur debate të forta në vendin tonë. Kryeministri i vendit, Edi Rama tha dje se nuk do të lejohen të hyjnë në Shqipëri emigrantët që janë rezidentë në Greqi, por vetëm ata që kanë nevojë apo emergjencë familjare.

Avokati dhe profesori, Jordan Daci është vetëofruar që të marrë përsipër procedurën ligjore për futjen me detyrim në Shqipëri të shqiptarëve të bllokuar në zonën neutrale. Në një lidhje direkte me Euronews Albania, avokati tha se shteti shqiptar duhet të gjejë një zgjidhje dhe të lejojë që shqiptarët të vijnë në atdhe. Sipas tij, e drejta e hyrjes së një shtetasi në vendin e tij është parim dhe e drejtë kryesore që nuk ndalohet as në kohë lufte.

“Sigurisht një ndër detyrimet bazë të shtetit, por dhe të drejtave kryesore të shtetasit është që ai të hyjë dhe të dalë sa herë që do në vendin e tij. Të paktën sa i përket situatës aktuale, duhet të bëjmë dallimin mes disa kategorive. Kategoria e parë është ajo e shqiptarëve që janë rrugëve nëpër botë, sepse kanë qenë për x-punë apo për arsye të tjera të përkohshme, dhe kanë ngelur nëpër vende të botës dhe nëse kjo kategori do të vinte në kufirin e Shqipërisë sigurisht që do të lejohet se nuk bën. Në parim asnjë shtetasi nuk i kufizohet hyrja në një vend, shtetas i të cilit është. Kjo është një ndër të drejtat kryesore. Sigurisht në rastin që ne jemi, me vetëdije një lloj mirëkuptimi duhet të ishte edhe nga shqiptarët vetë, që ata të cilët që jetojnë prej vitesh në vende e tjera duhet të kishin zgjedhur një kohë tjetër për të ardhur në kuptimin jo se atyre duhet t’u ndalohet, por ata vetë nuk duhet të vijnë, sepse vendi ynë i ka kufizimet e dukshme dhe do ta vinte në pozita të vështira për të menaxhuar situatën. Në parim, e drejta e kthimit në vendin e vet të një shtetasi nuk mund të kufizohet kurrë. Edhe në kohë luftë kjo e drejtë mbizotëron”, tha ai.

Ai kritikoi autoritetet për qasjen që ka ndjekur ndaj emigrantëve në pikat kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës. Sipas tij, shqiptarët u braktisën dhe u lanë disa ditë në zonën neutrale mes Greqisë dhe Shqipërisë. Avokati nuk u pajtua me propozimin e kryeministrit shqiptar, i cili tha ditën e djeshme se kush nga emigrantët do të lejohet të hyjë në Shqipëri do të vetëkarantinohet për 14 ditë në hotel dhe shpenzimet do t’i paguajë vetë. Zoti Daci theksoi se shpenzimet e karantinës duhet të paguhen nga shteti, pasi sipas tij, jo të gjithë emigrantët janë pasanikë dhe e përballojnë koston e izolimit.

“Në lidhje me çështjen në Kapshticë dhe në Kakavijë, sigurisht që pati një keq menaxhim të frikshëm nga autoritetet, këta njerëz u braktisën, praktikisht u lanë në zonën neuterle. Minimalisht do duhej që zgjidhjet që u dhanë mbrëmë, që nuk e di nëse është bërë efektive sot, të ishte bërë më përpara. Askush nuk thotë se këta duhet të futen dhe duhet t’u nënshtrohen detyrimeve të karantinimit. Por, duhet minimalisht atyre duhet t’u jepet mundësia, sepse asnjë njeri nuk qëndron nga qejfi tre apo katër ditë në zonët neutrale. Të gjithë këtë njerëz e kanë një hall apo nevojë në familjare. Jo të gjithë i kanë mundësitë për të paguar, sepse pjesa më e madhe e emigrantëve shqiptarëve nuk janë pasanikë. Një pjesë e madhe kanë zgjedhur të ikin, sepse nuk kanë pasur të ndërtojnë jetesën në vendin tonë dhe vetëkarantinimi me lekët e tyre është një strategji e ndjekur nga qeveria për të frenuar ardhjen e atyre që nuk kanë nevojë të vijnë. Pagesa për të tilla raste duhet të sigurohet nga shteti”, shtoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026