Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

Dëgjoni lajmin
0:00 / 0:00
4 Qershor 2026 | 22:05

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur dhe nuk e kanë shkelur kurrë më parë Zvërnecin dhe Sazanin, duke qenë se Tare ka qenë ai që i ka shoqëruar për herë të parë në këto vende.

Ai tha gjithashtu se personat që i janë futur këtij projekti janë njerëz seriozë dhe se kjo çështje e ka zanafillën te amendamenti i ligjit për zonat e mbrojtura, i miratuar para dy vitesh, në vitin 2024, i cili lejoi që në të gjitha zonat e mbrojtura të mund të kryheshin ndërtime.

 “Që të dy ata, po, dhe ata që ishin aty me ta, as nuk e dinin ku binte Zvërneci dhe nuk e kishin dëgjuar për Zvërnecin, as Sazanin nuk e njihnin. Shkuan e panë, ju pëlqeu shumë si ide dhe pastaj më vonë kanë diskutuar. Por po të them që Zvërneci nuk ka pasur njohuri absolutisht, nuk e dinin ato, se kanë shkelur ndonjëherë, nuk e dinin ku ishte. Pra, mendoj unë, ata që i futën atje, i futën pa, me këtë llojin e arrogancës shqiptare që ‘mos ki merak se, e kupton, e zgjidhim ne, por ajo që duhet theksuar shumë është që zanafilla e gjithë kësaj zallamahi është amendimi i ligjit të zonave të mbrojtura që ndodhi para dy vitesh, në 2024-ën, i cili lejoi që jo vetëm në Zvërnec, por në të gjitha zonat e mbrojtura të Shqipërisë tashmë të futen ndërtime. Mendoj se kjo çështje do kthehet ne problem. Janë të përfshirë njerëz seriozë, investime shumë të mëdha të cilat absolutisht i duhen Shqipërisë. Absolutisht, domethënë i duhen për anën ekonomike, anën politike, për lidhje, për emrat e markave e të tjera, por nuk i duhen në këtë mënyrë dhe nuk i duhen në zona të mbrojtura. Pra, dhe pse them arroganca? Sepse të gjithë ata që e gatuan këtë çorbë, po të ishin ulur me njerëzit e duhur që të njohin situatën, që janë profesionistë e tjerë e të tjerë, do t’i thonin shumë mirë që zona e mbrojtur është një aset jo për t’u shkatërruar, ti mund të bësh diçka jashtë zonës së mbrojtur, diku tjetër”, u shpreh ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Aksidentohet furgoni me punëtorë që po shkonin në bregdet, 1 i vdekur dhe 4 të plagosur në Fushë Dukat (VIDEO)

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mëngjesin e kësaj të diele në aksin Vlorë–Llogara, pranë fshatit Fushë Dukat, ku një person ka humbur jetën...
08:23 | 26/07/2026

Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan

Kosta dhe Belere Plaku u përcollën këtë të shtunë për në banesën e fundit, një ditë pas ngjarjes tragjike në fshatin Vidhisht të Roskovecit, ku...
21:01 | 25/07/2026