Mjeku Edmond Stojku: Indikatorët paraqesin një situatë pozitive për Shqipërinë në lidhje me prekjen nga COVID-19
Mjeku Edmond Stojku, në një lidhje të drejtëpërdrejtë për EuroneWs Albania foli rreth situatës në vendin tonë sa i përket pandemisë së coronavirus dhe sfidave që po përballet sistemi ynë shëndetësor.
“Ne kemi një tabelë indikatorësh për të arritur konkluzione. Indikatorë që për momentin paraqesin një situatë pozitive, e cila varet nga numri i të infektuarve të popullsisë. Në Shqipëri ne kemi rreth 0.2 përqind të popullsisë të infektuar, numër i cili është i vogël edhe pse numri i të testuarve është i vogël relativisht. Në Itali kemi rreth 0.5% të infektuar, por ka një numër shumë të madh personash të testuar. Kemi Serbinë që është e infektuar te 0.03%, Maqedonia në të njëjtin nivel. Ne për hir të së vërtetës kemi numrin më të ulët të të infektuarve në rajon. Sa i takon vdekshmërisë, në Maqedoninë e Veriut ajo është 4%, ndërsa në Shqipëri 6%. Ka disa arsye pse vdekshmëria mund të jetë e lartë në vende si Italia. Kjo ndodh për shkak të fluksit shumë të lartë të pacientëve dhe kolapsit në shëndetësi, gjithashtu ata kanë moshën më të lartë mesatare në Europë, rreth 80-vjeç”, tha Stojku duke sjellë edhe një panoramë të gjendjes së shteteve fqinje apo të rajonit.
Në lidhje me modelin e testimeve sipas Stojkut është ndjekur strategjia e duhur në Shqipëri deri më tani.
“Ka një model testimesh që nis nga një minimum dhe shkon në një maksimum. Në Shqipëri vetëm dje janë bërë 160 testime dhe kanë dalë 16 të infektuar. Personat e kontaktit që përgjithësisht janë familjarë, janë testuar së bashku me të sëmurin. Nëse e kalojmë këtë nivel testimesh nuk bëjmë gjë tjetër vetëm shpenzojmë pak më shumë. Në fund fare çdo gjë është ekonomi dhe logjika ekonomike kur është në raport të drejtë me atë mjekësore, atëherë mund të themi se jemi në rregull me metodikën e testimit”, u shpreh mjeku Edmond Stojku.
Ai shtoi Coronavirusi nuk vret, por rëndon dhe ndonjëherë çon drejt një fundi fatal ata që kanë problematika dhe një predispozitë shëndetësore të caktuar.
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 19:28 Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 19:25 Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane