Bota në sfidë me COVID-19, përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri mesazh bluzave të bardha

7 Prill 2020 | 09:25

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë në Shqipëri, Raul Gonzales, ka përçuar një mesazh falënderimi për personelin mjekësor, të cilët vijojnë punën në vijnë e parë kundër pandemisë globale të COVID-19. Data 7 prill kremtohet si Dita Botërore e Shëndetit, ditë kjo e cila këtë vit u kushtohet infermierëve dhe mamive në të gjithë botën. Përfaqësuesi i OBSH-së në Shqipëri tha se sot janë më shumë se 7 milionë infermierë në rajonin europian, të cilët po japin kontributin e  tyre për të realizuar mbulimin universal shëndetësor.

“Sot, në 7 prill, kremtojmë Ditën Botërore të Shëndetit, e cila këtë vit iu kushtohet Infermierëve dhe Mamive. Me më shumë se 7 milionë infermierë në Rajonin Europian, kontributi i tyre për të realizuar Mbulimin Universal Shëndetësor është i një rëndësie të veçantë, realisht i pazëvendësueshëm. Dhe për këtë, ju shpreh mirënjohjen dhe vlerësimin tim të thellë!”, tha Gonzales.

Në mesazhin e tij të shpërndarë në rrjetin social “Facebook”, përfaqësuesi i OBSH-së në vendin tonë thotë se bota po përballet me një prej sfidave më të mëdha, siç është ajo e pandemisë COVID-19.

“Këtë vit, po përjetojmë një nga sfidat më të mëdhaja, me të cilat njerëzimi është përballur për dekada me radhë. Infermierët po kontribuojnë, madje edhe me jetën e tyre, në luftën kundër Covid-19. Ata po kujdesen më së miri për ata që kanë nevojë, jo vetëm për sa i përket gjendjes fizike, por po aq e rëndësishme edhe për shëndetin e tyre mendor. Nga thellësia e zemrës sime, faleminderit dhe 1 milion herë shumë faleminderit për profesionalizmin, humanizmin dhe angazhimin tuaj”, thuhet në mesazhin e tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026

“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar

Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur këtë të enjte në Maliq të Korçës, ku një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë...
15:32 | 04/06/2026