Prezantohet “Iniciativa Demokratike”, Kadilli krijon lëvizjen e re brenda PD-së
Para pak muajsh u fut në garë për të marrë kryesimin e PD-së. Por tashmë Fabardh Kadilli rikthehet në krye të një fraksioni në këtë parti.
Së bashku me Ivi Kason, Eno Bozdon, Arben Ristanin që kanë mbajtur poste në selinë blu, si dhe Artan Hoxhën, Kadilli prezantoi Iniciativën Demokratike.
“Ballafaqohemi me ide. Kush ka ide, jep një ide. Për një vendim të ri politik, për një aksion të ri politik, për një opozitë të vërtetë”, u shpreh Fabardh Kadilli.
Ndasia mes përkrahësve të Lulzim Bashës dhe Sali Berishës, sipas Kadillit po e përçan partinë.
“Ne besojmë se asnjëra palë nuk ka përgjigjen e duhur, asnjëra palë nuk bashkon, nuk forcon, nuk fiton”, tha z. Kadilli.
Fatbardh kadilli ishte i pari që shpalli kandidaturën për zëvendësimin e Lulzim Bashës. Ai u rendit i fundit me 781 vota në garën ku kandiduan edhe Agron Shehaj dhe Edit Harxhi.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta