Si funksionon ashensori dhe kur mund të kthehet në rrezik për jetën
Të ngecësh brenda një ashensori është një makth i vërtetë. Çdo ditë zjarrfikësit nxjerrin 3 apo 4 persona që bllokohen në ashensor. Megjithatë për ekspertet ky është problemi më i vogël që mund të të ndodhë kur udhëton me këtë tip transporti. Ai mund të shkaktojë panik, por të tjera probleme janë ato që na rrezikojnë jetën.
Një nga “pikat e errëta” të punës së tyre, që bëhen shkak për aksidente është mekanizmi që kontrollon shpejtësinë me të cilën lëviz ashensori, që quhet ‘sistemi parashutë’. Siguria e ashensorit ndahet në dy grupe, siguria elektrike që ndalon lëvizjen nëse aktivizohet dhe siguria mekanike përmes së cilës aktivizohet sistemi i frenimit. Në normalitet ashensori ecën me shpejtësi 1 metër për sekondë. Nëse kjo shpejtësi tejkalohet, makineria duhet të reagojë.
Ashensorët nuk prodhohen në Shqipëri. Një i tillë ka të paktën 500 pjesë të ndara që importohen dhe montohen nga specialistët vendas. Këtu nis edhe problemi i parë me sigurinë e tyre. Montimi ofrohet nga dhjetëra kompani, një pjesë syresh pa certifikimin përkatës. Edhe një bulon i thjeshtë, i montuar jo siç duhet mund të shkaktojë aksident për banoret që do e përdorin.
Mungesa e profesionalizimit në ekuilibrimin e ashensorit është një tjetër problematike. Gjatë montimit në mjet vendosen kundërpesha të llogaritura sipas kapacitetit mbajtjes të ashensorit. Nëse ka me shumë peshë njerëzore se sasia e kundërpesha, kabina e ashensorit rreshket.
Dyert janë një tjetër problem që mund të ketë ashensori. Ato mund të hapen pa ardhur kabina e ashensorit ose ashensori nis lëvizjen pa u mbyllur dyert. Mirëmbajtja e ashensorit është pika më kyçe e sigurisë së tij. Ajo duhet kryer çdo muaj, edhe në rastet kur nuk ka avari. Shpesh banorët e pallateve bëhen shkak për mungesën e shërbimeve pasi nuk kryejnë pagesën e tarifës mujore.
Ngjarja më e rëndë është ajo e janarit 2017, ku një ashensor në zonën e Freskut u përfshi nga flakët dhe për pasojë një grua 29 vjeçe humbi jetën. Mendohet që një shkarkesë elektrike shkaktoi zjarr, i cili u ndihmua nga vajrat lubrifikante të ashensorit, që i ndezën flakët menjëherë, pa i dhënë mundësi gruas të dilte prej andej.
Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit
Tregu i punës në Shqipëri, pse po largohen të rinjtë? l Unpublished
Bashkitë 55 milionë euro borxhe të akumuluara, 2 në prag falimenti
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)