Sondazhi i Euronews Albania gjen me saktësi rezultatin e zgjedhjeve të 14 majit
Për të tretën herë radhazi, Barometri në Euronews, Datacentrum dhe kompania MRB kanë parashikuar rezultatin e zgjedhjeve.
Ky parashikim edhe këtë herë ka qenë në të njëjtat shifra me rezultatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për lokalet 2023.
Në zgjedhjet lokale të 14 majit, rezultati i parashikuar me saktësi është rezultati për kreun e bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, që sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve rezulton të ketë marrë 54.69% të votave.
Barometri publikoi parashikimin për kryebashkiakun në datën 8 maj, për të cilin sondazhi tregoi se Veliaj do të merrte një minimum me 52.4% të votave, një mesatare me 54.4% të tyre, dhe maksimumi mund të merrte 56.4% të votave për kreun e Bashkisë.
Edhe sa i përket kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” Belind Këlliçi, Barometri parashikoi se do të merrte një minimum prej 35.1% të votave, mesatarisht 37.1% të tyre dhe maksimalisht do të merrte 39.1% të votave. KQZ do publikonte rezultatet zyrtare, në të cilat Belind Këlliçi mori 34.58% të votave. Edhe rezultati për Këlliçin u parashikua me saktësi nga sondazhi i Euronews Albania.
Sipas KQZ, kandidati i Partisë Demokratike, Roland Bejko mori 4.27% të votave, ndërsa projeksioni i Barometrit i publikuar në 8 maj, parashikoi se Bejko do të merrte minimalisht 2.3 % mesatarisht 3.8% të votave, dhe maksimalisht 5.3 % te votave.
Kreu i “Lëvizjes Bashkë” Arlind Qori mori 4.77%, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga KQZ, ndërsa sondazhi në Euronews Albania parashikoi se ai do të merrte minimumi 1.1% të votave, mesatarisht 2.6% të tyre dhe maksimalisht, kreu i “Lëvizjes Bashkë” do të merrte 4.1% të votave, në garën për kreun e Bashkisë Tiranë.
Kandidatja për kreun e Bashkisë Tiranë, nga Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Lajla Përnaska, mori 0.73% të votave, ndërsa rezultati i parashikuar në 8 maj nga Barometri ishte se Përnaska do të merrte minimumi 0.6% të votave, mesatarisht 2.1% të tyre dhe maksimalisht 3.6%, duke iu përafruar me saktësi rezultatit zyrtar të publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Sondazhi i zgjedhjeve parlamentare te 25 prillit në vitin 2021 do të ishte rezultati i parë që do të përkonte me rezultatin e publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ndërsa rezultati i dytë që u parashikua me saktësi nga Barometri ishin zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku u votuan kandidatët për kreun e disa bashkive në vend.
LEXONI GJITHASHTU:
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë