Sadetin Fishta, sindikata e Policisë: Efektivët nuk kanë pajisjet e duhura në aksione
Sadetin Fishta, kreu i Sindikatës së Policisë thotë se operacioni në Lezhë ka dështuar për shkak se Policisë së Shtetit i mungojnë disa elementë.
Ai renditi profesionalizmin e punonjësve të policisë, pajisjet që ata përdorin si dhe trajnimet që duhet të kryejnë për situata të ndryshme gjatë operacioneve.
Nga ana e kushteve të punës, Fishta tha se punonjësit e Policisë së Shtetit nuk kanë trajtimin e duhur financiar.
“Kemi punonjës policie pa sigurim jete, ka edhe shumë akte që janë në sirtar dhe nuk zbatohen”, tha ai.
Sipas Fishtës mosha mesatare e policisë i ka kaluar 48 vjeç, kemi dyfishin e moshës mesatare të Maqedonisë së Veriut apo Kosovës.
“Në situata të tilla, kur ka parcela me kanabis në të gjitha rastet ka persona të armatosur dhe asnjëherë nuk duhet të lëvizet pa plan masash”, tha ai duke iu referuar ngjarjes në Lezhë.
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta