Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

2 Qershor 2026 | 21:17

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve kundër ndërtimit në Zvërnec. Alibeja bëri me dije se ishte pjesë e protestës para së të bashkohej me panelin e të ftuarve.

Ai theksoi se këto protesta në 3 ditët e fundit kanë treguar se qytetarët janë zgjuar nga liturgjia e injektuar nga politika. Sipas tij protesta tregoi se qytetarët nuk kanë nevojë për udhëzimet e partive të mëdha duke treguar se në fakt ka jetë edhe pa to.

“Po, kaq pikëpyetje të mëdha dhe habi të mëdha kam edhe unë me thënë të drejtën, në kuptimin që shoqëria shqiptare prej kaq e kaq kohësh në fakt kishte rënë në një farë letargjie. Një lloj letargjie të ekzistencës apo jo, të nervit të qytetarisë, nervit politik të qytetarisë jo atij partiak, për ta për të bërë dallimin.

Dhe me thënë të drejtën, gjëja e parë që do vijë në mendje është: pse kjo, pse ajo, pse tani, kush është mbrapa? Jam munduar, por në fakt kam bërë një zgjidhje tjetër në analizën time të vogël me thënë të drejtën, për të parë deri tani në këto tre ditët e para çfarë ka arritur?

Për faktin se po vij nga protesta. Sapo erdha. Dhe çfarë më rezulton shpejt e shpejt? Gjëja e parë, ajo që sapo thashë, është akti i parë pas 35 viteve, që nga ’90 e këndej ku është sfiduar pikërisht kjo letargjia e injektuar nga politika.

Që ngjarjet politike në këtë vend i bëjnë partitë politike, kryesisht ato të mëdha, o njëra o tjetra, që pa udhëzimin e tyre nuk ndodh asgjë dhe pa to nuk ka jetë. Në fakt, ndërkohë që jetë ka. E dyta, se është pikërisht kjo: më në fund shoqëria shqiptare, dhe këta janë një pjesë përfaqësuese e shëndetshme e shoqërisë shqiptare, ka treguar vetëiniciativë.

Shumë e rëndësishme kjo. Pra, kanë sfiduar të gjithë panoramën partiako-politike në Shqipëri. Për mua ky është një nivel i lartë i emancipimit politik të një shoqërie. E treta, ka qytetari”, tha ai ndër të tjera.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gazetari jep detajet: Ja skenari që pritet të ndodhë nesër në PD, kush ikën dhe kush vjen

Partia Demokratike pritet të zhvillojë ditën e nesërme zgjedhjet për strukturat e reja drejtuese, ku disa prej figurave aktuale të partisë pritet të kërkojnë një...
17:09 | 14/07/2026

Rrezikuan pushuesit duke lundruar në afërsi të brigjeve të detit, sekuestrohen dy gomone. Gjobiten drejtuesit

Dy drejtues mjetesh lundruese janë gjobitur këtë të martë nga autoritetet në Vlorë. Mësohet se masa administrative u vendos ndaj tyre pasi, dy drejtusit rrrezikuan...
16:53 | 14/07/2026

Ministri Salla takim me fermerët në Korçë: Dëmshpërblimet për përmbytjet do jepen së shpejti

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla këtë të martë zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve të bimëve medicinale dhe fermerë të zonës...
16:01 | 14/07/2026