Opozita këmbëngul tek pjesëmarrja fizike në komisione, akuza mazhorancës për shkelje të rregullores

29 Shtator 2021 | 10:25

Ditën e sotme, Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese zhvilloi mbledhjen e parë online, e cila zgjati vetëm pak minuta. Deputetët e PD-së edhe pse ishin fizikisht në sallë, nuk iu dha fjala.

Pas mbledhjes deputeti demokrat, Helidon Bushati tha se do të jenë gjithmonë prezent në mbledhje “për të bërë të mundur rikthimin e parlamentarizmit dhe Rama të mos marrë peng Shqipërinë”.

Ndërsa, në Komisionin e Medias u paraqitën në sallë vetëm deputetët e opozitës.

Kryetari i Komisionit të Medias, Agron Gjekmarkaj deklaroi se mazhoranca nuk përballet dot me opozitën për të diskutuar dhe vendosën që të dilnin nga salla.

“Kukullat e Edi Ramës nuk kanë fuqi të përballën me opozitën. Opozita është këtu për të ruajtur ligjet e vendit, për të mbrojtur Kushtetutën”, tha Gjekmarkaj.

Ai i bëri thirrje kryetares së Kuvendit, Lindita Nikollës që të mos plotësojë vetëm dëshirat e Edi Ramës, por të respektojë edhe rregulloren.

Por, pak minuta më vonë, edhe kjo mbledhje u zhvillua online nga nënkryetari i komisionit, Petro Koçi, ku morën pjesë vetëm deputetët e maxhorancës.

Maxhoranca ka vendosur që mbledhjet në komisone të zhvillohen online, për shkak të situatës së pandemisë. Ky vendim është kundërshtuar nga deputetët e opozitës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026