Homazhe në Pallatin e Kongreseve për policin e vrarë, Çuçi: Lufta kundër kanabisit ka kapur majat
Ditën e sotme nga ora 12:00-15:00 në Pallatin e Kongreseve mbahen homazhet në nder të efektivit të policisë, Saimir Hoxha, i varë një ditë më parë në krye të detyrës, gjatë një kontrolli për bimë narkotike në zonën e Lezhës.
Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi gjatë një deklarate për mediat të mërkurën, pas takimit me ministrin Federal të Punëve të Brendshme të Austrisë, tha se lufta kundër kultivimit të lëndëve narkotike nga policia ka arritur majat, ndërsa shmangu pyetjet e mediave lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Lezhë.
Sipas Çuçit, ky mund të cilësohet ndër vitet më të suksesshëm të luftës ndaj trafikut e luftës kundër kanabisit.
“Lufta kundër fenomenit të kultivimit të kanabisit ka shënuar një nga majat këtë vit dhe janë shumë tregues që e tregojnë këtë. Së pari, numri i tregtarëve dhe parcelave të asgjësuara. E dyta është presioni që është rritur edhe nga trafikantët në lidhje me mungesën në treg të këtij produkti narkotik dhe janë edhe të dhëna të tërthorta; nuk asnjë gomone të kapur këtë vit në Itali nga forcat italiane. Për të mos thënë se rritja e çmimit tregon mungesën e tij po ashtu. Besoj se do të jetë një ndër vitet më të suksesshëm të luftës kundër kanabisit”, tha ministri i Brendshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh