‘Deputetët të vaksinuar’, Balla: Do propozojmë që mbledhjet në komisione të mos zhvillohen online, reagon PD

29 Shtator 2021 | 11:35

Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka deklaruar se do i propozojnë Konferencës së Kryetarëve që mbledhjet në komisione të zhvillohen në mënyrë tradicionale dhe jo online.

“Duke filluar nga java tjetër ne do i propozojmë Konferencës së Kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen natyrisht duke respektuar distancat dhe çdo deputet duhet të deklarojë certifikatën”, tha Balla, teksa nënvizoi se kushti i vetëm është që deputetët duhet të jenë të vaksinuar për të marrë pjesë në mbledhjet e komisioneve.

“Prej javës tjetër do të kemi mundësi që të gjithë deputetët e PS-së të jenë të vaksinuar. Shpresoj që edhe PD, sikur e shprehu gatishmërinë në sallën e kuvendit, pasi për këtë çështje ka pasur dakordësi”, u shpreh ai.

Lidhur me këtë kthesë të mazhorancës reagoi PD përmes kreut të grupit parlamentar, Alfred Rushaj.

“Më vjen mirë që pati një kthesë në ligjshmëri dhe reflektim për të zbatuar ligjin dhe rregulloren nga drejtuesit e Partisë Socialiste”, tha Rushaj, teksa theksoi se deputetët e PD nuk kanë qenë asnjëherë kundër vaksinimit.

Ky vendim është kundërshtuar nga deputetët demokratë, të cilët janë paraqitur fizikisht në mbledhjet e komisioneve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026