Qeveria blen 500 mijë vaksina të tjera Pfizer, Manastirliu: Asnjë dozë e skaduar në vend
Qeveria ka vendosur të blejë 500 mijë doza të tjera vaksinash Pfizer, të cilat do të kushtojnë rreth 6 milionë dollarë. Ndërkohë pyetur nga Euronews Albania, ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mohoi të ketë pasur në Shqipëri doza që kanë skaduar.
Lajmi i blerjes së sasisë tjetër të vaksinave u bë me dije sot nga ministrja Manastirliu pas një mbledhjeje të qeverisë. Ajo saktësoi se janë “500,760 doza”, të cilat pritet të mbërrijnë në vendin tonë brenda këtij viti.
Shqipëria ka nisur programin e vaksinimit në janar të këtij viti pas mbërritjes së dozave të para. Pyetur nga Euronews Albania nëse gjatë kësaj periudhe ka pasur doza të cilat kanë skaduar nga mos-përdorimi i tyre në kohë, ministrja mohoi kategorikisht.
“Aktualisht nuk kemi humbje të vaksinave kur flasim për afate skadence,” – tha Manastirliu.
Deri më sot Shqipëria ka administruar më shumë se 1,7 milionë doza, përmes së cilave janë mundur të vaksinohen me dy doza 780 mijë qytetarë.
Objektivi i qeverisë është që të shtojë ndjeshëm numrin e të vaksinuarve përpara mbërritjes së sezonit të dimrit, periudhë në të cilën vitin e shkuar u shënua dhe piku i pandemisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur