Zgjidhet debati për komisionet, javën tjetër deputetët fizikisht në mbledhje

29 Shtator 2021 | 16:20

Pas dy ditësh debate mes mazhorancës dhe opozitës është zgjidhur ngërçi i krijuar për praninë fizike të deputetëve në komisionet parlamentare.

Socialistët, përmes kreut të grupit parlamentar, Taulant Balla u tërhoqën nga vendimi i konferencës së kryetarëve që diktonte zhvillimin online të mbledhjeve të komisioneve, pas rezistencës së demokratëve. Kushti i vetëm për deputetët që është vaksinimi në mënyrë që të marrin pjesë në mbledhje.

“Duke filluar nga java tjetër ne do t’i propozojmë konferencës së kryetarëve që mbledhjet të zhvillohen natyrisht duke respektuar distancat por çdo deputet do duhet që të vetdeklarojë certifikatën përkatëse, ajo që quhet green pass. Prej javës tjetër konferenca e kryetarëve unë besoj që do t’i japi dritën jeshile kalimit në një mënyrë tradicionale të zhvillimit të mbledhjeve të komisioneve”, u shpreh Taulant Balla.

Demokratët kanë përshëndetur vendimin e mazhorancës, duke e cilësuar kthim në ligjshmëri.

“Më vjen mirë që pati një kthesë në ligjshmëri dhe reflektim për të zbatuar ligjin dhe rregulloren nga drejtuesit e Partisë Socialiste. nuk e konsideroj si betejë të fituar. AtO kanë rënë dakord që të zbatojnë ligjin”, tha Alfred Rushaj, kreu i grupit parlamentar të PD-së.

Këtë të mërkurë, u zhvilluan mbledhjet e 3 komisioneve, atij të edukimit, veprimtarisë prodhuese dhe ekonomisë, ku deputetët e opozitës morën pjesë fizikisht në mbledhje, ndryshe nga deputetët e mazhorancës të cilët i ndoqën mbledhjet e para të komisioneve online.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026