Mbërrin ndihma e parë evropiane për Italinë dhe Spanjën
Dy ekipe mjekësh dhe infermierësh nga Rumania dhe Novergjia dhe 3000 litra dizinfektues nga Austria, janë ndihmat e para për Italinë që vijnë nëpërmjet Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, që prej thirrjes për ndihmë që vendi pati lëshuar kohë më parë që nga shpërthimi i pandemisë. Lajmin e bëri të ditur vetë Komisioneri për menaxhimin e krizave, Janez Lenarçiç.
Janez Lenarçiç, Komisioneri evropian për menaxhimin e krizave:
“Në këto kohë sfiduese, kur e gjithë bota po kacafytet me coronavirusin e ri, jam posaçërisht i kënaqur që sot unë mund të njoftoj për një ekip doktorësh dhe infermierësh evropianë nga Rumania, dhe një tjetër nga Norvegjia, që do të zhvendosen në Itali. Të gjithë e dimë që prej kohësh Italia është goditur veçanërisht rëndë nga ky virus. Kujtojmë gjithashtu që në nisje pati një përgjigje të papërshtatshme ndaj kërkesës së Italisë për ndihmë nga vende të tjera anëtare. Por gjërat kanë ndryshuar tani dhe e vërteta është se Italia nuk është vetëm. E vërteta është që Evropa qëndron në solidaritet me të. “
Dy ekipet mjekësore, për të cilët në deklaratat për shtyp nuk bëhet i ditur numri, do të punojnë në Bergamo dhe në Milano, dy qytetet italiane më të prekura nga Covid-19. Ndërkohë, Komisioneri kujtoi që Italisë iu dha dje dhe ndihma me pajisje mjekësore që Kina solli për BE-në, si dhe vende të ndryshme anëtare kanë ndimuar nëpërmjet mardhënieve dy-palëshe duke ofruar pajisje mjekësore apo duke shtruar në spitalet e tyre persona të prekur nga Italia. Komisioneri njoftoi gjithashtu se situata në Spanjë po përkeqësohet më shumë, dhe se dhe atje do të dërgohet me urgjencë një paketë ndihmash që i ka mbërritur BE-së nga Tajvani.
Ernest Bunguri
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West