Fasonët shqiptarë dhe ata të BE do prodhojnë maska kundër COVID-19, flasin sipërmarrësit: Moda në shërbim të shëndetësisë

7 Prill 2020 | 17:57

Qeveria shqiptare po diskuton me shtetet fqinje dhe ato të BE-së për të bashkëpunuar për prodhimin e maskave në kuadër të luftës kundër koronavirusit. Këtë e ka bërë të ditur ministri i shtetit për Rindërtim Arben Ahmetaj, i cili me anë të një shkrese zyrtare iu përgjigj shqetësimeve të ngritura nga biznesi i fasonerisë të cilët ashtu sikurse shumë biznese të tjera, janë në vështirësi në këtë situatë pandemie.

Në letrën e tij Ahmetaj  shprehet se po shqyrtohet mundësia e bashkëpunimit të kompanive të huaja me ato shqiptare për prodhimin e maskave.

Në një lidhje live me Ilva Now, Arben Shkodra, sekretar i përgjithshëm i Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë dhe Florian Zekja, kryetar i Dhomës së Prodhuesve të Veshjeve dhe Këpucëve kanë diskutuar lidhur me këtë nismë të fundit të qeverisë.

I pyetur nëse binzesi i mesëm dhe i madh janë duke përfituar diçka nga skema e re financiare  e qeverisë, z. Shkodra u shpreh skeptik, duke theksuar faktin se deri tani jemi ende në fazën e skenarëve dhe biznesi i mesëm dhe i madh nuk po sheh ende një ndërhyrje të qenësishme dhe konkrete nga qeveria.

“S’po flasim për një situatë normale kur për shkak të keqmenaxhimit biznesi i madh është në këtë situatë dhe qeveria nuk ndërhyn. Jemi në një situatë të jashtëzakonshme. Të gjitha vendet e zhvilluara po shohin mundësinë për të ndërhyrë në ekonomi. Impakti i parë është oferta agregate, që bazohet tek biznesi i madh, i cili është motori i ekonomisë. Biznesi i vogël është më i pranishëm, por ai që ka kontribut më të madh në të ardhurat e vendit është biznesi i mesëm dhe i madh”, tha ai.

Ai propozoi një tryezë konkrete të qeverisë me biznesin, jo thjesht në formën e një video-skype por një lloj debati dhe trasparence mbi gjendjen dhe analizën e saj.

Ndërkohë, z. Zekja zbuloi kërkesën që prodhuesit fasonë i kishin bërë qeverisë jo vetëm për prodhimin e maskave, por edhe të të gjitha mjeteve spitalore, që nga këpucët, veshjet, biankeritë e spitaleve.

“Kërkesa jonë ka marrë përgjigje pozitive, por jo në rrugë zyrtare. Kërkesa e sektorit fason ishte legjitime, pasi ky sektor gjendet në krizë të jashtëzkonshme. Stilistët italianë më të njohur po prodhojnë artikuj për të ndihmuar shëndetësinë, kështu mund të ndodhë edhe me biznesin shqiptar që mund të lërë rrugën e modës për t’u vënë në shërbim të shëndetësisë”, tha ai.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021