Qeveria të shikojë me përparësi të punësuarit në bare dhe restorante, Elton Kaca në Euronews Albania
Problemet që ka shkaktuar COVID-19 në ekonomi janë të mëdha si në botë ashtu edhe në vendin tonë. Bizneset që vazhdojnë të mbeten të izoluara dhe pamundësi për të zhvilluar veprimtarinë e tyre shprehen të shqetësuar për vazhdimësinë e ngjarjeve.
Elton Kaca, administratori i bar “Kino” një ndër bareve më të njohura në zonën e ish-bllokut në Tiranë, në një lidhje të drejtpërdrejtë në “Ilva Now” thotë se aktualisht në biznesin e tyre, i cili konsiderohet si një biznes i madh, janë të punësuar 17 persona. Ata të gjithë momentalisht nuk janë duke punuar, si pasojë e masave të marra për parandalimin e coronavirusit, por akoma nuk ka një plan të qartë se si do të vijojë puna.
“Aktualisht kemi të punësuar rreth 17 persona, të cilët janë të gjithë pushim për momentin. Jemi në diskutim për vazhdimësinë e këtij procesi dhe masat që duhen marrë kur të dalim nga kjo gjendje. Jemi në pritje të një mbështetje nga shteti, në rast se ata e shikojnë të nevojshme ndërhyrjen për ta zgjidhur këtë çështje pak më thjeshtë,” shprehet z. Kaca.
Ai thotë se edhe persona të tjerë që merre me këtë biznes nuk kanë një plan të qartë, por në rast se zgjatja e situatës do të jetë më e gjatë nga çfarë mendohet, mbase në fund të majit, sikundër tha ministrja Denaj, një nga zgjidhjet do të jetë reduktimi ose mbyllja e përkohshme e biznesit.
“Persona të tjerë, që merren me këtë biznes, me të cilët kam diskutuar, të gjithë pothuajse nuk kanë një plan, reduktimi ose mbyllje të përkohshme biznesi. Shkurtim vendesh pune, rishikim të shpenzimeve kur të hapim biznesin. Dhe do shohim ecurinë e rikthimit, konsumit, frekuentimit etj me rradhë, për momentin nuk kemi asnjë plan”, shton ai.
Elton Kaca i kërkon qeverisë ta shikojë me prioritet këtë kategori të biznesit. Edhe pse klasifikohen si një biznes i madh, xhiro e tyre krahasuar me biznese të tjera nuk është aq e lartë.
“Duhet parë pak me prioritet për arsye sepse ne punësojmë një gamë të jashtëzakonshme profilesh dhe njerëzish në punë, kemi një lloj kompatibiliteti nga ana sociale, për çështjen e punëmarrjes dhe punëdhënies. Për pagimin e taksave, tatimeve etj. Nuk është se ne jemi një biznes që kemi xhiro të jashtëzakonshme siç kanë disa biznese të mëdha të tjera, por ne jemi shumë. Bare, restorante, hoteleri jemi një burim i mirë ekonomik për shumë familje dhe njerëz, të cilët e kanë këtë punë si veprimtarinë e vetme ekonomike”, përfundon thirrjen e tij administratori i “Kino”.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 09:46 Mbi 2,200 viktima nga tërmetet në Venezuelë, presidentja Rodriguez shpall 7 ditë zie kombëtare
- 09:42 OpenAI propozon t’i japë 5% të aksioneve për qeverinë amerikane
- 09:34 Mbi 1,000 hektarë digjen nga zjarret në Francën jugore
- 09:32 Protesta jashtë Kuvendit, policia merr masa dhe blindon Parlamentin (VIDEO)
- 09:30 Një tërmet i fortë godet Afganistanin, sa ishte magnituda
- 09:27 Ish-drejtori i CIA-s padit administratën Trump