Ish-këshilltari i Edita Tahirit: Marrëveshja për targat evitoi ndërhyrjet ushtarake

30 Shtator 2021 | 19:32

Gazmir Raci, ish-këshilltar i kryenegociatores së Kosovës për dialog, Edita Tahiri shprehet  se arritja e marrëveshjes për targat ka evituar ndërhyrjet e mundshme ushtarake të Serbisë në Kosovë.

“Gjëja kryesore për mendimin tim është se tashmë tensionet janë ulur dhe rreziku për një ndërhyrje ushtarake nga ana e Serbisë është evituar nga procesi i tanishëm”, tha ai për Euronews Albania.

Marrëveshjen e arritur në Bruksel ai e cilëson si hap të rëndësishëm pasi Serbia më në fund ka pranuar tabelat me mbishkrim “RKS”.

“Po natyrisht është një hap i rëndësishëm, sepse tashmë Serbia pranoi tabelat RKS, u vendos që të përdoren modaliteti i ngjitësve në simbole dhe do të përdoret në të dyja  shtetet. Serbia përfundimisht pranoi tabelat RKS dhe pranoi t’i tërheqë të gjitha forcat ushtarake, që i vendosi afër kufirit, që për mendimin tim ishte një kërcenim i hapur ndaj sovranitetin e Kosovës”, tha ai.

Ai e vlerëson përfshirjen e SHBA në dialogun Kosovë-Serbi duke thënë se pa ndihmën e tyre nuk mund të ketë rezultate të prekshme.

“Pa ndihmën e SHBA dialogu Kosovë-Serbi asnjëherë nuk do ketë rezultate të arritshme dhe të prekshme. Roli amerikan është i qenësishëm dhe rikthimi i demokratëve në Shtëpinë e Bardhë konsiderohet historik, pasi gjatë udhëheqjes së Trump nuk kishte bashkëpunim Bruksel-Uashington”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026