Ku i bëjnë pushimet shqiptarët

30 Shtator 2021 | 21:25

Shumica dërrmuese e shqiptarëve i kalojnë pushimet në Shqipëri teksa vetëm 9 ndër 100 shqiptarë mundet të pushojnë jashtë vendit.

Kjo u pa gjatë sondazhit në “Barometri” ku përballë pyetjes se “ku i bënë pushimet verore”, 91.1% e të pyeturve thanë se “brenda vendit”, 6.3% “jashtë” dhe 2.6% “disa ditë jashtë, disa ditë brenda”.

Pyetur për kohëzgjatjen mesatare të pushimeve si dhe shpenzimeve, rezultoi se mesatarisht shqiptarët pushojnë 9 ditë me nga 22 euro shpenzime në ditë për person.

Sondazhi për pushimet verore u krye gjatë 15-ditëshit të dytë të muajit gusht ku në intervista ballë për ballë u përfshinë 1000 veta.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund

Presidenti i MRB, Dimitris Mavros ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Barometri” në Euronews Albania ku ka komentuar rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit,...
22:26 | 21/05/2025

“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka

Blendi Çeka nga Data Centrum komentoi gjetjet e publikuara nga Barometri në Euronews Albania krahasuar me rezultatet e publikuara nga KQZ lidhur me zgjedhjet e...
22:20 | 21/05/2025

Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit

Këtë të mërkurë në “Barometri” në Euronews Albania u analizuan rezultatet e sondazheve të Barometrit me rezultatet e zgjedhjeve të 11 majit të publikuara Komisioni...
22:12 | 21/05/2025