Mafia italiane shfrytëzoi pandeminë për të vënë dorë në fondet e BE
Prej disa vitesh grupet italiane të krimit të organizuar u kanë vënë syrin fondeve të BE-së.
Në kohën kur Italia merr pjesën më të madhe të granteve dhe huave post-pandemike të bllokut, paratë nga Brukseli duken edhe më tërheqëse.
Vitet e fundit organizatat e tipit mafioz janë orientuar më shumë drejt biznesit. Duke ndihmuar kompanitë më të rrezikuara, pandemia u ka dhënë atyre më shumë shanse për t’u infiltruar në ekonominë ligjore dhe për të fituar më shumë para.
Kreu i drejtorisë së hetimeve antimafia tregon se sa shumë kanë ndryshuar organizatat mafioze.
“Krahasuar me të kaluarën ka më pak vrasje ose të shtëna me armë, më pak gjakderdhje dhe shumë më tepër infiltrim në ekonominë legale. Po flasim për tenderët publikë, sipërmarrjen madje edhe në sektorin e administratës publike. Gjatë periudhës 6-mujore ne kemi raportuar vetëm 2 vrasje të lidhura me mafien. Kjo nuk ka ndodhur kurrë në 30 vitet e fundit. Është një rekord”, thotë Maurizio Vallone, drejtor i DIA.
Pandemia rriti numrin e tenderëve publikë në disa sektorë, veçanërisht në kujdesin shëndetësor.
“Në një situatë emergjente kur gjërat duhet të bëhen shpejt, kontrollet në tenderët publikë po thjeshtohen dhe kur kjo ndodh, ekziston një rrezik në rritje që ato të mos kryhen në mënyrën e duhur. Kjo lejon bizneset që kanë bashkëpunuar me krimin e organizuar ose që menaxhohen drejtpërdrejt nga mafiozët të hyjnë në tenderë të tillë”, shpjegon ai.
Kjo do të thotë se sfidat për hetuesit e krimit të organizuar janë bërë shumë më të mëdha se në të kaluarën.
Fituesi i një tenderi zakonisht vlerësohet nga forcat e policisë para se të nisë procesi. Por me kompanitë, të dëshpëruara për ndihmë financiare, skanimi i mafies mbi veprat publike do të jetë vendimtar për të mbajtur krimin e organizuar larg rrugës së rimëkëmbjes se Italisë.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni