PD dorëzon në Kuvend kërkesën për hetimin e ‘Beketit’ dhe ‘Inceneratorëve’

1 Tetor 2021 | 10:39

Partia Demokratike dorëzoi sot kërkesën në kuvend për ngritjen e një komisioni hetimor për inceneratorët dhe një për çështjen Becchetti.

Fillimisht ishte deputetja e PD, Jorida Tabaku e cila dorëzoi kërkesën për komisionin hetimor për inceneratorët, anëtarë të të cilit do të jenë Luçiano Boçi, Belind Këlliçi, Lefter Gështenja, Dhurata Çupi, Edmond Spaho dhe Jorida Tabaku.

Ky komision do të hetojë atë që PD e cilëson ‘aferën korruptive të inceneratorëve’.

“Të gjithë e keni ndjekur çështjen e inceneratorëve, që qeveria në shkelje të ligjit i ka dhënë një projekt korruptiv një kompanie pa asnjë lidhje, 10 vjet në një qytet, 30 vjet në qytetin e Tiranës. Në këtë projekt janë shkelur ligji i konkurrencës dhe duke vendosur të gjithë qeverinë në shërbim të një biznesi të vetëm”, tha deputetja e PD.

Pak më vonë, deputetja Grida Duma dorëzoi në kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për çështjen ‘Becchetti’.

“Opinioni publik është i mirënjohur me dëmin që i ka shkaktuar vendit humbja e gjyqit ndërkombëtar. Janë 120 ml euron që shqiptarët duhet t’i paguajnë një kompanie private. Ky komision ka në fokus kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve dhe mosveprimeve të funksionarëve publikë ndaj këtij dëmi”, tha deputetja e PD.

Një ditë më parë, deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj dorëzoi në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit hetimor për zgjedhjet e 25 prillit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026