Problemet në zgjedhje, KQZ brenda tetorit do të hapë 520 kuti votimi të 25 prillit

1 Tetor 2021 | 14:30

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rinumërojë 520 kuti votimi të zgjedhjeve të 25 prillit. Qëllimi nuk është për të ndryshuar rezultatin, por për të identifikuar problemet në zgjedhje.

Brenda këtij muaj, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të rinumërojë 520 kuti votimi të zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit.

Sipas projekt-udhëzimit të siguruar nga Euronews Albania që është në fazë diskutimi, përzgjedhja e kutive do të jetë rastësore, ose me kërkesë të vetë subjekteve zgjedhore të interesuara.

Nëse do të ketë kërkesë nga partitë për të parë qendra votimi të caktuara, atëherë projekt-udhëzimi parashikon që shpenzimet të mbulohen paraprakisht nga vetë partitë.

Udhëzimi thotë se nuk lejohet rinumërimi i fletëve të votimit ose i materialit zgjedhor që është rinumëruar më parë. Pra, nga rinumërimi përjashtohen automatikisht qendrat e votimit në qarkun e Durrësit dhe beratit, që janë rinumëruar më herët me kërkesë të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Zbatimi i plotë i teknologjisë në zgjedhje që u aplikua në njësinë 10 në Tiranë do t’i nënshtrohet një verifikimi të funksionimit të pajisjeve të teknologjisë në të gjitha qendrat e votimit në kzaz-në nr. 40.

Numërimi i 10% të qendrave të votimit do t’i japë përgjigje edhe faktit se cila ishte arsyeja e numrit të lartë të fletëve të pavlefshme në zgjedhje, të mbi 83 mijë votave.

Qëllimi i rinumërimit, nuk është për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve por për të identifikuar problemet që u hasën në zgjedhjet e 25 prillit.

 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026