Bayern vijon stërvitjen, trajneri Flick: Skuadra do të jetë gati kurdo që të nisë kampionati
Gjermania duket se është një ndër vendet që e ka nën kontroll situatën e Covid-19 e për këtë arsye duket me e lehtë që edhe aktivitetet sportive të rinisin së shpejti. Një lajm i mirë ky sidomos për Bayern Munich që ka nisur përgatitjet përpara rivalëve të tjerë në Evropë
Me shpresën se situata e covid-19 do të përmirësohet Bayern Munich po nis të mendojë sërish për sezonin futbollistk. Bavarëzët tashmë kanë dalë të stërvitje dhe po përgatiten për çdo sfidë që mund të rezervojë pjesa e mbetur e sezonit
“Ne jemi gati, kurdo që të fillojë sezoni pak rëndësi ka për ne. E rëndësishme është që ekipi është gati për të zbritur në fushë. Por kjo nuk është në duart tona sepse çdo gjë varet nga përhapja e virusit. Besoj se është zgjedhja e duhur që masat të qëndrojnë në fuqi deri në momentin që situata të kthehet në normalitet”, tha trajneri i Bayern, Hans-Dieter Flick.
Bayern Munich është një pretendent i fortë jo vetëm në Gjermani, por edhe në “Champions League” dhe fakti që kanë nisur stërvitjen para ekipeve të tjera është një avantazh për ta.
Ndërkohë që edhe në Spanjë po mendojnë për rifillimin e La Ligas. Federata spanjolle po mendon që menjëherë pas rifillimit të kampionati të luhet çdo tre ditë dhe gjatë ndeshjeve të ketë pushime të shkurtra në mënyrë që lojtarët të kenë mundësi që të konsumojnë lëngje. Gjithsesi nuk ka akoma një datë të saktë se kur mund të rinisë kampionati spanjoll.
“Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
Bayer Leverkusen shkarkon Hjulmandin, e zëvëndëson Martinez Novell
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
- 19:18 Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin
- 19:10 Konflikti në Ukrainë, Lavrov: SHBA nuk i kanë respektuar marrëveshjet, lufta e Bidenit tani është bërë e Trumpit
- 19:03 FOTOLAJM/ Del pankarta zyrtare e protestuesve: Nuk ka negociata, kërkesat janë të qarta
- 19:01 Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane
- 18:53 “Asllani nuk e meriton formacionin”, trajneri Zela: S’ka ritëm, nuk përplaset kurrë
- 18:48 Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq