Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

4 Qershor 2026 | 18:48

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur të Zvërnecit.

Tubimi nisi pranë Sheshit Skënderbej dhe vijoi me marshimin drejt Kryeministrisë, ku pjesëmarrësit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj projektit, për të cilin ata thonë se rrezikon një nga zonat më të rëndësishme natyrore dhe mjedisore të vendit.

Në nisje të protestës, pjesëmarrësit mbajtën një minutë heshtje në nderim të efektivit të Policisë së Shtetit që humbi jetën në krye të detyrës në Maliq. Organizatorët shprehën ngushëllimet për familjen e viktimës dhe kolegët e tij, duke e cilësuar ngjarjen një humbje të rëndë.

“Zëri ynë, dinjiteti ynë, e ardhmja jonë”, ishte slogani i protestës, e cila vjen pas katër tubimeve të mëparshme të organizuara nga qytetarë dhe përfaqësues të shoqërisë civile.

Protestuesit kërkojnë rishikimin e projektit dhe garanci për mbrojtjen e ekosistemit të Zvërnecit, ndërsa kanë bërë thirrje për më shumë transparencë nga institucionet lidhur me investimin e planifikuar dhe ndikimin e tij në mjedis.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot dita e 38-të e protestës, qytetarët i drejtohen Kryeministrisë për të mbajtur fjalimet e tyre

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 38-të radhazi. Si çdo pasdite, edhe këtë të hënë, rreth orës...
19:54 | 07/07/2026

Shtetësia shqiptare humb interes, aplikimet për azil në rritje

Shtetasit e huaj që kërkojnë të marrin pasaportën shqiptare kanë ardhur në rënie gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT tregojnë se shtetësinë shqiptare e...
19:41 | 07/07/2026

Prodhimi i specit mbetet në sera për shkak të mungesës së tregut

Në kulmin e sezonit të prodhimit, serat me spec në fshatin Lum, Cërrik, janë plot, ndërsa tregu pothuajse bosh. Për fermerin Eduart Shermadhi, i cili...
19:30 | 07/07/2026