26-vjeçari shqiptar vret me thikë partneren nga Gana dhe më pas veten

2 Tetor 2021 | 18:48

Ngjarje e rëndë në Tiranë. Dy të rinj, që ishin në lidhje me njëri-tjetrin kanë humbur jetën pasi u përfshin në konflikt në një pallat afër bulevardit “Gjergj Fishta”.

Policia thotë se 26-vjeçari Klinton Pira ka goditur me thikë ganezen Jawsackie Jaboah, e cila kishte pasaportë franceze dhe më pas i riu nga Dibra është vetëhedhur nga kati i 8-të i pallatit duke i dhënë fund jetës.

Pas ngjarjes, 31-vjeçarja u dërgua menjëherë në spital, por për shkak të plagëve të marra nuk mundi të mbijetojë.

Gazetari i Euronews Albania, Merin Maçi thotë se dy të rinjtë kishin marrë sot me qira banesën ku ndodhi ngjarja.

Burimet gjithashtu konfirmuan për Euronews Albania se 31-vjeçarja nga Gana kishte hyrë në territorin shqiptar këtë të shtunë, ndërsa i riu kishte ardhur nga Anglia, vetëm një muaj më parë.

Rrethanat e konfliktit mbeten të paqarta, ndërsa grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026