Ministria e Shëndetësisë publikon këshillat, si të kujdesemi për familjarët e infektuar nga COVID-19

8 Prill 2020 | 12:22

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar ditën e sotme një poster me natyrë këshilluese që i vjen në ndihmë të gjithë atyre që kanë në shtëpi familjarë të prekur prej COVID-19, apo që dyshohet se janë të infektuar nga ky virus. 

Disa nga këshillat që duhet të ndiqni në të tilla raste, të rekomanduara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, janë renditur si më poshtë:

-Duhet të sigurohemi që personat e prekur nga sëmundja të pushojnë, të pijnë lëngje si dhe të ushqehen shëndetshëm.

-Në momentin që kujdesemi për të sëmurin dhe jemi në dhomën e tij duhet të vendosim maskë mjekësore. 

-Duhet të lajmë duart me ujë dhe sapun ose akoma më mirë me alkool në momentin kur: kemi patur kontakt me personin e sëmurë apo mjedisin përreth tij; përpara, gjatë dhe pas përgatitjes së ushqimit si dhe në momentin e ngrënies; pas përdorimit të WC-së.

-Për të sëmurin rekomandohet të përdoren gota, pjata, pajisje të ngrëni, ushqime dhe çarçafë të veçantë. Këto duhen larë më pas me ujë dhe sapun.

-Duhen identifikuar sipërfaqet e prekura nga i infektuari dhe më pas duhet bërë pastrimi si dhe dizinfektimi i tyre. 

-Duhen thërritur menjëherë punonjësit e shërbimit shëndetësor, nëse gjendja e të sëmurit përkeqësohet apo në rastet kur ai ka vështirësi në frymëmarrje.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale kthehet në “asistent blerjesh” online

ChatGPT do të ketë së shpejti mundësinë të kryejë blerje online në emër të përdoruesve, falë një partneriteti të ri mes OpenAI dhe Visa. Teknologjia...
18:02 | 12/06/2026

Studimi: Arti dhe kultura mund të ngadalësojnë plakjen biologjike

Një studim i ri i zhvilluar në Londër ka zbuluar se angazhimi i rregullt në aktivitete artistike dhe kulturore mund të ndihmojë në ngadalësimin e...
14:15 | 12/05/2026

“Jam goca që thyen kockat”, akrobatja 17-vjeçare: Më thonë a ke hequr brinjët!

Enxhi Bardhi, vetëm 17 vjeç, është një akrobate e talentuar që po spikat me përkushtimin dhe disiplinën e saj në ushtrime dinamike. Ajo synon ta...
17:35 | 29/04/2026