Grupi i artistëve realizon “grafiti” përpara publikut në shesh
Një grup shokësh që i bashkon pasioni për grafitin, kanë pikturuar në ambiente të hapura këtë të diel, profile të personazheve të ndryshëm.
Kjo formë arti jo shumë e njohur në Shqipëri, po fillon të përhapet dalëngadalë dhe ky është edhe qëllimi i grupit Tr Graff; për ta bërë të njohur këtë formë, e cila synon të komunikojë gjithmonë me hapësira urbane.
Grafiti është konsideruar si art ilegal, apo si një formë vandalizmi, por jo për artistët që pasionin për Grafitin e kanë nisur qëkur kanë qenë fëmijë.
Në aktivitetin e djeshëm, veç artistëve për të shijuar performancën e të bërit një grafiti, ishin dhe shumë të rinj që e pëlqejnë këtë formë të të tejçuarit të mesazheve.
Për grupin Tr Graff ky është aktiviteti i parë që mbajnë në një ambient të hapur dhe me një publik të rastësishëm, duke treguar që ky art në fakt rivitalizon të gjitha ato hapësira të vjetra apo të braktisura.
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
Komedia “Sonte do darkojmë në shtrat” ngjitet në skenën e teatrit në Gjirokastër
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq