‘Jo rritje çmimi, koston e shtuar të energjisë duhet ta përballojë qeveria’, thotë eksperti

4 Tetor 2021 | 22:10

Për ekspertin e ekonomisë, Majlind Lazimi, qeveria nuk duhet ta rrisë çmimin e energjisë elektrike, pasi një gjë e tillë do të sillte shumë efekte negative për ekonominë.

Përballë një krize të energjitikës, së paralajmëruar në fundjavë nga Kryeministri Edi Rama, Lazimi thotë se koston e shtuar të energjisë duhet ta përballojë vetë qeveria pasi energjia elektrike është mall jetik për ekonominë dhe qytetarët.

Në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania, Lazimi tha se rritja e çmimit të energjisë elektrike do të sillte një efekt “spiral inflacionist” duke ndikuar për keq te ekonomia e përgjithshme.

“Efekti domino do ishte i tillë që do të kishim rritje të çmimeve të tjera, ushqimeve, dhe shërbimeve,” tha Lazimi.

Sipas ekspertit qeveria mundet ta përballojë koston e shtuar të energjisë elektrike duke ri-alokuar shpenzimet.

“Rrezikojmë që të mos sigurojmë energjinë e nevojshme në kushtet kur të gjitha vendet e rajonit kanë kërkesë të lartë,” paralajmëroi eksperti.

Sipas Lazimit duhet një buxhet shtesë për blerjen e energjisë elektrike dhe duhet ndërhyrë te prodhuesit privatë të energjisë që aktualisht po vijojnë të eksportojnë për vendet e tjera dhe qeveria duhet të negociojë me ta për t’ua blerë.

Lazimi theksoi se qytetarët nuk duhet të frikësohen pasi përpara është edhe stina e reshjeve ku në rast të një sezoni me reshje të bollshme situata e prodhimit mund të ndryshohet për mirë dhe vendi mund të mos ketë nevojë për import.

Ai u shpreh optimist se qeveria i ka mundësitë ta përballojë koston e shtuar dhe të mos ia kalojë barrën qytetarëve.

Në këtë pikë ai përdori si argument shtesë edhe logjikën se me rritjen e shtuar të çmimit qytetarë që kanë qenë në vështirësi edhe me çmimin aktual mund të mos e paguajnë më energjinë duke nxitur kështu bilance negative te kompania shtetërore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026