Gjykata Kushtetuese rrëzon pragun 1 për qind për kandidatët e pavarur në zgjedhje
Gjykata Kushtetuese ka pranuar pjesërisht kërkesën e kandidatit të pavarur në zgjedhjet e 25 prillit, Elton Debreshi duke shfuqizuar pragun 1 për qind të votave për kandidatët e pavarur në zgjedhje.
Përmes një njoftimi Kushtetuesja sqaron se pika 1, e nenit 162 të Kodit Zgjedhor, që vendos për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit kufizim të njëjtë me atë të kandidatëve të propozuar nga partitë politike, ose nga koalicion partish politike cenon të drejtën kushtetuese për t’u zgjedhur, në lidhje me parimin e barazisë në ligj dhe ndalimit të diskriminimit.
Në këto kushte, Gjykata Kushtetuese vendosi të shfuqizoi pjesën që barazon kandidatët e propozuar nga zgjedhësit me kandidatët e propozuar nga partitë politike, ose nga koalicion partish politike.
Pragu 1 për qind i përcaktuar në Kod Zgjedhor thotë që deputeti, veç votave që i duhen për të kaluar pragun në qarkun që kandidon, për të marrë mandatin e deputetit duhet të marrë më shumë se 1 për qind të rangut kombëtar.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta