Lefter Maliqi: Saimir Tahiri dhe Ardi Veliu dinë për trafikun e drogës, prandaj u penalizuan
Në studion e “Now”, Lefter Maliqi, ish-drejtues policie tha se arsyeja pse Saimir Tahiri dhe Ardi Veliu janë “penalizuar” duke mos qenë më në postet e tyre drejtuese, është sepse kanë shumë informacione konfidenciale mbi situatën kriminale në vend.
“Ky di shumë gjëra, di edhe për familjen kryeministrore, edhe për trafikun e drogës, edhe për lidhjet, për pastrimin e parave, drejtori i përgjithshëm di të gjithë situatën kriminale në vend, ka lidhje edhe me oligarkët, në mbrojtje, në lidhje. Di shumë gjëra, ashtu siç di edhe Saimir Tahiri. I dyti pas Sajmir Tahirit, di Ardi Veliu”, u shpreh z. Maliqi.
Z. Maliqi tha për Ardi Veliun se ka qenë në shërbim të kryeministrit dhe se nuk ka merituar të jetë në postin e drejtuesit kryesor të Policisë së Shtetit. Kjo sepse “drejtuesi kryesor i Policisë së Shtetit nuk mund të jetë një person që nuk ka punuar në policinë kriminale, siç është Ardi Veliu”.
Por, pavarësisht mungesës së përvojës në policinë kriminale, përvojë e cila është e domosdoshme sipas z. Maliqi, Ardi Veliu arriti të jetë drejtori i Policisë së Shtetit. Këtë gjë, sipas Lefter Maliqit, Ardi Veliu e arriti nëpërmjet Fatmir Xhafajt, të cilin “në mënyrë indirekte e ndihmoi për votat në Tiranë”.
Lefter Maliqi tha se sipas tij, vetë kryeministri Rama i ka kërkuar Ardi Veliut që të heqë dorë nga posti si drejtues i Policisë së Shtetit dhe ky i fundit ka këmbëngulur për të qëndruar, pikërisht sepse ka informacion e të cilat z. Rama nuk do që të jenë publike.
Megjithatë, Ardi Veliu dha sot dorëheqjen nga posti i tij si drejtues i Policisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gazetari Ferhati: Edhe për Lleshajn thuhet se ia kërkuan shkarkimin, s’ishte dorëheqje
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta